Skandal: Asfalti i ri në Hasanbeg vetëm disa milimetra i trashë (Foto)

Qeveria dhe funksionarët e BDI-së nuk ngurruan aspak të fotografohen dhe të lavdërohen se kanë shtruar asfalt të ri në lagjën dhe fshatin e përmbysur të Hasanbegut, shkruan Fakte. Kryesia e partisë, ministra e kryetarë komunash erdhën për të përfituar nga asfalti i ri ndonjë votë për BDI-në.
Mirëpo, vetëm pas disa ditësh asfalti i ri filloi të çerohet si lëvore molle. Në fakt, banorët e Hasanbegut shpejt panë mashtrimin pasi trashësia e asfaltit të ri nuk kalon më shumë se disa milimetra. Si duket askush nuk e kishte menduar se një gjë e tillë do të ndodhte kaq shpejtë, madje pa arritad as dita e zgjedhjeve.