Kujdes: Sot dielli është “vrasës”, mund të mbeteni pa frymë!

254

Sot mund t’ju zihet fryma. Dielli i fortë mund t’ju trullos, mund të rrëzoheni. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhënë alarmin për hyrjen në “fazën e verdhë”, kur ka temperatura shumë të larta deri në 42 gradë Celsius dhe ajri është i nxehtë. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si:

Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Rekomandohet veshje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë. Rekomandohet të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje. Të sëmurëve kronik ju rekomandohet dhe ju u këshillohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.

Comments