Kuka me fjalë të mëdha për xhudistët e tij: Ju jeni heronjtë e lirisë së fituar me gjak
Driton Kuka me xhudistët e tij ka arritur suksese të mëdha në “Tokyo 2020”.
Xhudistet kosovare kanë arritur të fitojnë dy medalje të arta në Lojërat Olimpike, shkruan lajmi.net.
Në përgjithësi tani Kosova ka tri medalje të arta olimpike Majlinda Kelmendi në “Rio 2016” dhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova në “Tokyo 2020”.
Pas sukseseve ka reaguar trajneri i tyre Driton Kuka në llogarinë e tij në Facebook.
Kuka ka thënë fjalë të mëdha për sportistët e tij duke i konsideruar ata si heronjë të lirisë së fituar me gjak. /Lajmi.net/