Kupa e Maqedonisë: Shtatë ekipe sigurojnë çerekfinalen

107
fresco

Në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë sot arriti të kualifikohet edhe ekipi i shtatë. Vardari arriti të fiton kundër Novacit me rezultat 3-1, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Sileksi dhe Rabotniçki arritën të kualifikohen dje (21 tetor), ndërsa më herët ishte kualifikuar edhe Detoniti dhe Ohri Liknidos.

Përbërja çerekfinale do të plotësohet më 19 nëntor pas ndeshjes ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Tikveshit.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Comments