Sot në orën 21:00 Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e Atleticos në ndeshjen e vlefshme dhe vendimtare për të përcaktuar ekipin e parë finalist në Kupën e Mbretit.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone megjithëse humbi ndeshjen e parë ai ende beson te kualifikimi.
“Nuk duhet të mendojmë shumë, duhet të shënon të paktën dy gola dhe kur e mendon nuk është aspak e lehtë, Barcelona në shtëpi është shumë e fortë. E vetmja mënyrë është të luajmë në intensitet të plotë dhe të përpiqemi të luajmë mirë si skuadër. Presim një Barcelonë të mirë, por qëllimi ynë i vetëm është të kualifikohemi për në finalen e madhe”, u shpreh Simeone.