Kur Gorani, Dejani e Kireja bëhen shqiptarë veç për tu punësuar

471

“Nëse nuk do të ishte tragjike, patjetër që do të ishte komike. Por për fat të keq, mendjet kriminogjene të zyrtarëve qeveritarë shpesh po shtyjnë kufijtë e asaj që më parë njihej si krim, dhe kështu është edhe vendimi i fundit për të punësuar dhjetë zjarrfikës në Brigadën e Kundër Zjarreve të Shkupit”, shkruan në hyrje të lajmit që paraqitet si skandal, portali në gjuhën maqedonase INFOMAX.

Në konkursin për punësim për zjarrfikës në Brigadën Kundër Zjarreve në Shkup, janë në vendet e punës të parapara për kandidatë shqiptarë, janë punësuar maqedonas, por që janë evudentuar si shqiptarë, për ta kaluar mekanizimin e njohur si Balanser.

Kështu, në vendimin për përzgjedhje të kandidatëve nga ky institucion, përveç njërit që është me tamam shqiptar, të tillë janë paraqitur edhe Kire Trajkovski, Dejan Ilievski, Zlatko Serafimovski dhe Goran Trajkovski. Kjo vërehet në dokumentin e publikuar nga INFOMAX.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin gafa të tilla. Javë më parë u denoncua edhe një rast i ngjajshëm ku një maqedonas ishte paraqitur si shqiptar me qëllim që ta zërë vendin e punës në institucion shtetëror

Comments