Kur studentë manipulohen për punë në Gjermani nga ana e Agjencive! (VIDEO)

201

Një grup studentësh që përmes Agjencisë për punësim jashtë “Venera Kemalovski” kanë aplikuar për punë në Gjermani thonë se janë të manipuluar nga ana e Agjencisë pasi nuk u është premtuar puna për të cilën studentët kishin nënshkruar kontratë dhe paguar shumë të caktuar parashë, njofton A1on.mk.

Shumën që më shumë se 150 studentë kishin paguar në llogarinë e Agjencisë ka qenë e ndarë në dy këste me nga 250 euro apo gjithsej 500 euro, para që disa studentë nuk i kanë marrë prapa pasi ka ra marrëveshja për punë jashtë vendit, transmeton Aktuale.mk.

Si që pohojnë studentët e revoltuar, Agencia nuk ka punuar në mënyrë të organizuar dhe ka qenë e dyshimtë që nga fillimi. Shuma prej 500 euro për rrugë dhe strehime, ua kanë paguar vetëm atyre që janë paraqitur në filialën në Shkup, derisa në filialet tjera të Agjencisë nëpër qytete tjera, aplikantëve u është thënë se duhet ta paguajnë shumën pasi të arrijë leja për punë.

“Gjithë kohën na thuhej, nesër, deri të premtën, deri javën tjetër, gjithë kohën na premtonin, por leje nuk kemi. Deri tani kanë arritur vetëm 8 leje nga 150 aplikantë, atyre që u kanë arritur u është thënë se nuk mund të fillojnë me punë pasi pritet të arrijnë gjitha lejet, që gjithë studentët të fillojnë me punë përnjëherë”, ka thënë Ivan Makrov njëri nga studentët që ka aplikuar për punë në kompaninë “Zara” në Gjermani.

Comments