Kurti deklarohet për rastin e vrasjes së policit serb: Po ato informacione qe i keni ju i mora edhe unë sot në mëngjes

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me vrasjen e zyrtarit policor serb, ku i dyshuari është një kosovar.
I dyshuar në këtë rast është Artan Hajrizi, derisa dyshohet se bashkë me të në veturë ishte edhe Faton Hajrizi që tashmë theksohet se është vëllai i të dyshuarit kyç.

Kryeministri Kurti deklaroi se nuk ka ndonjë informacion më tepër, përpos atyre që janë thënë deri më tani edhe në media, transmeton lajmi.net.
“Po ato informacione qe i keni ju i mora edhe unë sot në mëngjes nuk kamë diçka shtesë por organet tona të sigurisë dhe të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që përcjellni me vëmendje në orët në vazhdim komunikatat e Policisë dhe ato të Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme”, tha Kurti./Lajmi.net/