Kurti e provon edhe “muzikën”, e këndon me gjysmë zëri “Mora Fjalë” me Shkurte Fejzën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar këngëtaren e njohur, Shkurte Fejza, në përvjetorin e 63-të të lindjes së saj.
Në videon e publikuar, Kurti shihet teksa ia merr këngës, duke i kënduar disi me gjysmë zëri e me ndrojtje disa vargje të këngës tashmë emblematike “Mora Fjalë”, që i kushtohet kryeheroit të luftës Adem Jasharit, themelues i UÇK-së.

Kurti ka treguar edhe çfarë foli me këngëtaren Fejza.
“Me Shkurten folëm për shumë tema të aktualitetit tonë, por mbi të gjitha për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare” – ka shkruar Kurti.