Kurti flet pas takimit me Grenell: U fokusuam për zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës

316
fresco

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se në takimin e sotëm me të deleguarin e  presidentit amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell kanë diskutuar për ekonominë dhe mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, raporton Gazeta Express.

Kurti përmes një shkrimi që ka publikuar në profilin e tij në Twitter ka shkruar se i pranishëm në takim ka qenë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe anëtarja e kryesisë Fitore Pacolli.

“Ne diskutuam për nevojën urgjente që të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik dhe për të hapur mundësi punësimi”, ka shkruar Kurti.

Comments