Kurti i quajti ‘hajvana’ partitë opozitare, Çitaku: Çfarë turpi, keqardhje për të – Çirrje, sharje dhe mallkime

2,382
fresco

Sekretarja e përgjithshme e PDK’së, Vlora Citaku ka kritikuar fjalimin e sotëm të Albin Kurtit gjatë festës së VV’së në sheshin e Prishtinës. Kurti i quajti ‘hajvana’ partitë opozitare.

Çitaku thotë se shfaqje aq të turpshe nuk mundeni me pa nga asnjë lider politik.

midle

Sipas saj, kjo shfaqje e Kurtit është për keqardhje duke thënë se u karakterizua me ‘Çirrje, sharje e mallkime’.

“Çfarë shfaqje e turpshme e Kryetarit të VV sonte. Hyni në arkiva, edhe nuk keni me gjetë një shfaqje të tillë nga asnjë lider politik.

Çfarë turpi. Keqardhje për të. Çirrje. Sharje. Mallkime. Dëgjojeni çka thotë, mbyllni sytë, dhe imagjinojeni që atë fjalim po e mbanë dikush tjetër. Çka kishit me thanë?!”, tha ajo.

Comments