Kurti: LDK-së i ofrova koalicion qeveritar, u refuzua mjaft ashpër

73
fresco

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili prej kohësh është duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve dhe paraqitjeve në emisione televizive, sonte është duke duke dhënë një intervistë në RTK. Ai fillimisht u pyet se çka pritet nesër në vazhdimin e 19-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë pyetje, ai ndër të tjera tha se “nuk duhet imponuar njëri-tjetrit propozimet”, referuar propozimit të tij për Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares. Por, nuk e përmendi që vet kundërshtonte emrin e Kadri Veselit në kohën e PAN-it.

Gjithsesi, Kurti tha se synuan 500 mijë vota në zgjedhje.

“Kemi besuar që do ta kemi konstituimin e Kuvendit më shpejtë, kemi propozuar Albulena Haxhiun si gruan më të votuar. Me bindjen qe 25 mijë vota bësoj që është propozimi i duhur. 57 deputetë ishin për Albulenën, nevojiten 61. Në mesin e 57 kemi dy boshnjakë, dy turq, një serb, një ashkali dhe një rom, nuk arritëm ti kemi 61. Provuam disa herë…”, tha Kurti ndër të tjera në RTK, transmeton Express.

“Duke parë se nuk i kemi 61 vota, provuam që zgjidhjen të na jap presidentja, konkretisht kryesuesi i senacës Avni Dehari, i dërgoi letër dhe ajo tha ju duhet ta gjeni zgjidhjen. Kaluam nga votimi i hapur në të fshehtë. 10 herë është refuzuar komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë”.

midle

Sipas tij “ajo çka kemi tash është jo emri i Albulena Haxhiut më, kemi kundërshtimin për votimin e feshtë”.

“Unë provova të mblidhem me kryetarin e PDK-së dhe LDK-së të dalim nga ky ngërç. Sepse edhe ata i kanë nënkryetarët….”, shtoi ai.

“Unë besova që ta bëjmë bashkë, takimi trilateral përfundoi në bilateral dhe pa sukses. Zgjidhja e duhur është të mos ja imponojmë propozimet njëri-tjetrit”, tha ai.

“Nga LDK më thanë që nuk është vendi i koha për procedurë, por për marrëveshje politike, i ofrova koalicion qeveritar që u refuzua mjaftë ashpër”, shtoi ai.

“Nesër është në pyetje komisioni për votimin e feshtë, nëse opozita janë të sigurt që nuk kalon Albulena Haxhiu, le ta provojnë votimin e fshehtë”, tha ai.

Comments