Kurti në siklet kur pyetet për Urën e Ibrit, “mërthehet” të ikë por ngatërron daljen
Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet rreth hapjes së Urës së Ibrit.
Madje për këtë çështje duket se kishte siklet, pasi ngatërroi edhe daljen nga Klinika Emergjente në QKUK, ku u përuruan renovimet.
Teksa shmang pyetjet e gazetarëve, në pamjet e mëposhtme mund të shihni teksa nga ikja e shpejt ia huq daljes.
Kujtojmë se Kurti në një prononcim nga SHBA ka thënë se ura duhet hapur sa më parë.
Ai ka theksuar se kjo çështje nuk duhet lejuar të zvarritet.
“Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet kur është çliruar Kosova para 25 viteve. Nuk është dashur të jetë e mbyllur kur u pavarësua Kosova para 16 viteve,e a jo është dashur të jetë e hapur edhe para 8 viteve në bazë të marrëveshjes së Brukselit, planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duhet të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë në të dy anët e lumit Ibër.
Të kenë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik. Duhet të na mirëkuptoni që ne nuk mund të themi se sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë vlejnë gjithandej Kosovës për të gjithë, përveç se në urën kryesore në lumin Ibër”, tha Kurti në një lidhje direkte nga Çikago për Zërin e Amerikës./Paparaci