Kurti nga Osllo: PDK ndërron fytyrën e kryetarit, por kryetar është dikush tjetër

108

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka filluar fushatën në Osllo të Norvegjisë, duke goditur partitë ish-opozitare, në veçanti – PDK’në.

“Ju e patë që kot del i pari, kot je më i madh se i dyti dhe i treti së bashku nëse nuk e ke shumicën vetë, meqë autmatikisht edhe ata që nuk janë me njëri-tjetrin, kundër teje po bashkohen.

Tash kjo nuk është racionale por për fat të keq, jemi në një situatë jo vetëm tani, por që nga viti 2021, që ja shumë inat dhe xhelozi në politikën kosovare, pra nuk po kalon hiç.

Ne diku e kemi ende PDK-në nëpër administratën publike, ende dominon nëpër media, ende dominon në sistemin e drejtësisë dhe nuk e kemi konsideru të udhës një letër të tillë për PDK-në.

Në PDK duhet me ndodhë reforma, me thënë të drejtën nuk kanë ndodh reforma, aty po ndodh ndërrimi i fytyrës së kryetarit, por gjithmonë kryetar është dikush që s’është kryetar”, thotë Kurti.

Comments