Kurti pas humbjes së kombëtares: Forca Kosovë, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë
Kosova ka pësuar humbje 3-0 në “Fadil Vokrri” në startin e sezonit të ri të Ligës së Kombeve nga Rumania.
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pati mbrëmje të vështirë dhe një fillim që nuk ishte i dëshiruar.
Megjithëse, i pari i qeverisë u shpreh se ishin “dardanët” ata që ngritën shpesh në këmbë popullin e Kosovës, me golat e tyre.
“Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”, shkroi Kurti.