Kurti për Radojçiqin: Është Arkani i ri në Kosovë i Sllobodanit të ri në Serbi

198
fresco

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sërish për situatën e fundit në Kosovë dhe tensionet në rritje me Serbinë.
Në një intervistë dhënë mediave malazeze, i pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se i gjithë armatimi që është gjetur në Banjskë pas sulmit terrorist, është vërtetuar se është prodhuar në Serbi, shkruan lajmi.net.

“Është vërtetuar në mënyrë të pakontestueshme se armët dhe stërvitjet luftarake të profesionistëve serbë që sulmuan fshatin Banjskë të Zveçanit kanë ardhur nga Serbia. Të gjitha armët e konfiskuara janë prodhuar në Serbi, kanë ardhur nga Serbia dhe për nga lloji dhe sasia kanë mjaftuar për një ushtri të tërë”, tha Kurti tha ai.

Ai foli edhe për kryekriminelin serb, Milan Radojçiq. Kurti atë e cilësoi si “Arkani i ri” i Slobodanit “të ri”, pra presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët. Marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radoiçiqit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, tha Kurti. /Lajmi.net/

Comments