Kush ishte Jeffrey Epstein? Financieri me jetë luksoze, miq të famshëm dhe akuza të ndyra

119

Për vite me radhë, Jeffrey Epstein jetoi një jetë luksoze, shoqërohej me të famshëm, udhëtonte me avion privat drejt Europës, Kalifornisë apo Karaibeve, ku zotëronte edhe një ishull privat.

Në Nju Jork, ku banonte në një nga shtëpitë më të mëdha private në Manhattan, emri i tij herë pas here shfaqej në mes të thashethemeve, i lidhur me presidentë dhe princa. Por ai kryesisht qëndronte larg vëmendjes së publikut, pothuajse kurrë nuk fliste me gazetarët.

Ai mbeti një enigmë, një menaxher parash misterioz që arrinte të ruante privatësinë e listës së klientëve të tij.

Tash e disa vjet, Epstein, ka qenë në qendër të një hetimi që përfshin trafikimin seksual dhe akuza për komplot. Ai akuzohet nga autoritetet federale amerikane për sjelljen e vajzave, disa prej të cilave vetëm 14 vjeç, në shtëpitë e tij në Manhattan dhe Palm Beach, Florida, për qëllime seksuale.

Gjithashtu akuzohet se ka paguar disa prej tyre për të rekrutuar vajza të tjera, gjithashtu nën moshën ligjore. Epstein ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat pas arrestimit në korrik të vitit 2019, por kishte kryer vetëvrasje në një burg federal të Nju Jorkut një muaj më vonë.

Me kalimin e viteve, me vendim të Departamentit të Drejtësisë në ShBA, u publikuan dokumente gjyqësore (të njohura si “dosjet Epstein”) që përmbajnë: Emra personash të njohur, dëshmi dhe deklarata, kontakte dhe udhëtime të Epsteinit.

Figura që janë përmendur në dokumente janë: Bill Clinton – ish-president i SHBA (ka mohuar çdo përfshirje kriminale), Donald Trump – ish-president i SHBA (ka deklaruar se u nda herët nga Epstein), Princi Andrew – familja mbretërore britanike (i paditur në SHBA; çështja u mbyll me marrëveshje civile), Bill Gates – bashkëthemelues i Microsoft (ka pranuar takime, ka mohuar çdo shkelje).

Politikanë, akademikë dhe biznesmenë të tjerë nga SHBA dhe Europa.

Pse rasti Epstein është kaq i rëndësishëm?

Skandali Epstein konsiderohet një nga rastet më të mëdha të dështimit institucional, një shembull i fuqisë së parave dhe ndikimit politik. Një çështje që ngriti pyetje serioze mbi drejtësinë dhe barazinë para ligjit. Edhe sot, shumë viktima kërkojnë drejtësi, ndërsa opinioni publik vazhdon të kërkojë zbardhje të plotë të rrjetit dhe përgjegjësve.

Jeffrey Epstein nuk ishte thjesht një individ kriminal, por nyja e një sistemi të errët, ku pasuria, pushteti dhe heshtja ndërthuren. Rasti i tij vazhdon të shërbejë si paralajmërim se drejtësia nuk është gjithmonë e barabartë për të gjithë.

Por, kush ishte Epstein?

Jeffrey Edward Epstein ishte një financier amerikan, i lindur më 1953.

Epstein u paraqit si një investitor i suksesshëm dhe miliarder, edhe pse burimi i saktë i pasurisë së tij mbeti gjithmonë i paqartë.

Ai kishte prona luksoze në: New York, Florida, New Mexico, Ishull privat në Karaibe (“Little Saint James”), i njohur më vonë si “ishulli i skandaleve”.

Ai lëvizte në rrethe elitare dhe kishte qasje të drejtpërdrejtë te politikanë, biznesmenë, akademikë dhe figura të showbiz-it.

Epstein u akuzua për: Abuzim seksual ndaj të miturave, trafikim për qëllime shfrytëzimi. Krijimin e një rrjeti të organizuar abuzimi, ku përfshiheshin edhe persona të tjerë me ndikim.

Në vitin 2008, ai arriti një marrëveshje të diskutueshme me autoritetet në Florida, duke marrë një dënim shumë të lehtë. Ky fakt shkaktoi zemërim publik dhe dyshime për mbrojtje politike.

Në 2019, Epstein u arrestua sërish nga autoritetet federale dhe ndaj tij u ngritën akuza edhe më të rënda për krime seksuale. Pak javë më vonë, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij. Zyrtarisht u shpall vetëvrasje, por rasti vazhdon të ushqejë teori të shumta konspirative.

Comments