Kushtetuesja mbeti pa raportuesen e procedurës së ligjit të gjuhëve

53
fresco

Dy vjet pas padisë së dorëzuar nga ana e Antoneta Dimovska, Gjykata Administrative solli vendim në favor të saj, duke e anuluar zgjedhjen e Elizabeta Dukovska për anëtare të Kushtetueses. Dimovska aktualisht është anëtare e Këshillit Gjyqësor, ndërsa atëherë ishte në mesin e tre kandidatëve për gjykatës kushtetues. Këshilli Gjyqësor kishte votuar për Dukovskan e cila mori 11 vota “për” dhe 2 “kundër”, ndërsa për dy kandidatët tjerë nuk u votuan fare dhe këshilli dorëzoi emrin e Dukovskan u dorëzua si propozim në Kuvend e cila u zgjodh me 64 vota “për”.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Gjykatës Administrative për anulimin e zgjedhjes së gjyqtares kushtetuese Elizabeta Dukovska, dy vjet pas zgjedhjes së saj. Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov i pyetur sot, nuk ka komentuar aktvendimin, megjithatë tha se, Këshilli Gjyqësor duhet të përsëris procedurën.

Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë

“Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca që t’i rishqyrtojë vendimet e gjykatave, ai është element i pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Kompetenca për ekzekutimin e aktvendimit të Gjykatës Administrative është e Kuvendit, përkatësisht, në rastin konkret e Këshillit Gjyqësor. Këshilli gjyqësor është i obliguar të veprojë në përputhje me aktvendimin dhe rekomandimet dhe të përsëris procedurën. T’i marrë parasysh rekomandimet e Gjykatës Administrative dhe t’i dorëzojë propozim Kuvendit”.

midle

Dukovska ka qenë e propozuar për gjykatës kushtetues nga Këshilli Gjyqësor që atëherë udhëhiqej nga Vesna Dameva. Ajo është raportuese për lëndën e ligjit të gjuhëve dhe mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo në këtë procedurë.

Më parë, Gjykata Administrative e kishte rrëzuar dy herë padinë për shkak të paaftësisë së mosdorëzimit në kohë dhe arsyeve të tjera, dhe Gjykata e Lartë Administrative i kishte rrëzuar dy herë vendimet e Gjykatës Administrative, dhe herën e tretë Gjykata Administrative nxori një vendim anulimi.

Adiministrativja konstatoi se, pprocedura e zgjedhjes ka qenë e padrejtës, ndërsa dy institucione kanë vepruar në mënyrë antikushtetuese, Këshilli Gjyqësor përmes mohimit të drejtës për mundësi të barabarta për kandidatët e tjerë dhe Kuvendi, i cili zgjodhi gjykatësen.

Pas këtij vendimi, Kushtetuesja ka mbet me 8 gjykatës dhe duhet të fillojë procedurë të re për zgjedhje të gjykatësit kushtetues.

Comments