Kushtetuta e ‘Severnës’ nuk do të bëhet urë kalimi për në Europë!

812
fresco

(Pa dorashka)

‘Nuk do të bëhemi urë kalimi për tekat e Bullgarisë’! – ky është qëndrimi i fundit i kryekomitit Micko për ndryshimet kushtetuese, pasi siç thotë ai ato ndryshime nuk do të kalojnë me votat tona!

Derisa titisti i ri Dhimo nuk i gjen dot (nuk i blen) ata 6/7 deputet renegatë nga kampi i komitëve vështirë se do ta kalojë klasën këtë radhë, por do të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, ku komitët janë favoritë dhe kështu mbyllet të paktën edhe për katër vjet dera e madhe e Brukselit për ‘Severnën’ si lypsare e radhës.

Sa i takon partiçkave shqiptare ata kanë pranuar përdhosjen e identitetit kombëtar për hir të eurointegrimeve dhe se heqja e 20% denigrues për ta do të ndodh njëherë tjetër, kur të hapet kushtetuta sipas udhëzimeve të Brukselit në pakon për respektimin e gjuhëve të pakicave.

Si Kryekomiti Micko edhe premieri titist i ri Dhimo, nuk kanë vullnet dhe as gatishmëri për ta fshirë nga kushtetuta shifrën e turpit 20%, sepse barazia gjuhësore dhe statusi i barabartë i kombit shqiptar me sllavo-maqedonët në kushtetutë, për ta përbën apokalips të shtetit dhe pushtetit me humbjen e supremacisë dhe fund i epokës së despotizmit mbi vasalët shqiptarë.

Ndryshimet kushtetuese me mbajtjen e 20% në kushtetutë dëshmon përkushtimin dhe angazhimit shoven të bllokut sllavo-maqedon ndaj shqiptarëve, pasi ajo përdhos dhe nuk njeh identitetin gjuhësor të kombit shqiptar të cilët nuk janë adhacakë të ardhur nga malet që paskëshin ‘pushtuar qytetet e tyre’ si barbarë, ashtu siç shkruante Akademia e Shkenave e ‘drzhavës Severna’!

Shqiptarët janë vendës dhe jetojnë aty prej shekujsh den baba den në trojet e Ilirisë së lashtë të dëshmuar së fundmi edhe nga artefresktet e nëntokës se shqiptarët nuk janë ardhacakë si ata.

midle

Dymbëdhjet fiset e tyre të sllavëve të jugut invaduan Ilirinë e lashtë në shekullin e shtatë që nga Malet e Sharrit dhe deri në Malet Rodope (sipas enciklopedisë franceze Quid të vitit 2002) si toka të reja për eksplorim dhe shfrytëzim, ku këtu gjetën autoktonë fiset ilire si dardanët, paonët, desaretët, enkleasit etj.

Kjo është historia e së kaluarës dhe së tashmes e mbushur me ngarkesën e shovinizmit dhe të antishqiptarizmit edhe pse brenda saj ka mozaikun të përbërjes shumë etnike, ku nuk njeh gjuhë dhe komb tjetër të shtetit dhe të pushtetit, por është ekluzivitet vetëm i sllavishtes së tyre dhe i sllavo-maqedonëve!

Ja pra ku të shpie logjika e tyre shovene se shqiptarët duhet të kënaqen me nofkën e 20%, sepse sipas regjistrimit të fundit ‘doli’ që ata nuk janë më shumë se 24% të popullsisë së gjithmbarshme si rezidentë të ‘drzhavës Severna’!

Nga ana tjetër kemi partiçkat shqiptare, ku për hir të pushtetit dhe parasë ata janë dorëzuar para shantazhit të bllokut sllavo-maqedon dhe kanë pranuar përdhosjen e identitetit shqiptar, vetëm e vetëm që ata të jenë pranë bordelos qeveritare apo si opozitës konstruktive, do të shpërblehet me shërbime të tjera nëpër komisionet udhëheqëse parlamentare.

Nëse këto janë kushtet për të hapur negociatat me me BE-në, ku 20% do të mbetet i pandryshueshëm në kushtetutë, atëherë kurrë mos ardhtë dita që ‘Severna’ të hyjë në BE me shqiptarët pa identitet dhe pa gjuhë si nomadë të shkretëtirës!

Ky do të ishte kulmi i tradhtisë kombëtare paçka se ata partiçkat tona e kanë ngrënë turpin me lugë!

Medai Shaholli

Comments