
Mungesa e kuorumit pamundësoi konstatimin e rendit të ditës së seancës së 34-të parlamentare. Tre deputetë te shumicës parlamentare kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe për këtë shkak nuk kanë marrë pjesë në punën e Kuvendit – ka njoftuar Kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
“Të enjten e javës së kaluar konstatuam se dita e sotme do të jetë ditë për votimin e pikave që kaluan në debat. Për fat të keq, duhet të konsntatoj se nga shumica prezentë janë 59 deputetë. Tre deputetë janë ndaluar të marrin pjesë në këtë seancë për shkak të infektimit me koronavirus. Dy prej tyre kanë marrë vendime izolimi, për shkak se kanë rezultuar pozitiv, kurse deputeti I tretë, I cili ka simptome, pret rezultatet” – ka deklaruar Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi, duke shtuar se për shkak të situatës shëndetësore të deputetëve sot nuk mund të konstatohet rendi I ditës. /KlanMacedonia