Kuvendi as sot nuk e shkarkoi Zvërlevskin, vazhdon të mbetet Prokuror Publik

298

Kuvendi as sot nuk e shkarkoi Zvërlevskin, vazhdon të mbetet Prokuror Publik
Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë debatoi për Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit.

Ixhet Memeti në elaborim theksoi se Ligji për Avokatin e Popullit nuk i realizoi në tërësi nevojat për pavarësinë financiare të këtij institucioni dhe as në të nuk janë vendosur rekomandimet e Pribesë.

Memeti tha se në Raportin e Pribesë ka pasur disa rekomandime kyçe të cilat do të mundësojnë përmirësimin e punës së institucionit Avokat i Popullit. Një prej rekomandimeve kryesore ka qenë vendosja e dënimeve për ata të cilët do ta pengojnë punën e Avokatit të Popullit por edhe formimi i ad hock komisioneve anketuese për lëndë dhe raste të cilat do t’i ngriste ky institucion.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së vazhdimisht kërkonin pauzë, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, vendosi që ta përfundoi seancën për ta vazhduar nesër në orën 11.

Paraprakisht deputetët e zgjodhën Spase Gligorov drejtor të Agjencisë për administratë.

Në rend dite të kësaj seance, midis tjerave është edhe pika për shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski, i cili edhe për disa ditë do të vazhdojë të mbetet në pozicionin e Prokurorit Publik.

Comments