Shkarkimi i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevskit, sot është në rend dite të seancës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë…
Kjo pikë është e 30-ta në rend dite, por, sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pritet që ajo të jetë midis të parave në seancë dhe sot të debatohet për të.
Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së, siç theksohet në shkrimin deri te Kuvendi, në mënyrë të paligjshme, jo në kohë dhe me mbarim të pamjaftueshëm të kryerjes profesionale të funksionit.
Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e imazhit të funksionit.
Kërkesën për shkarkim Qeveria e ka dorëzuar edhe deri te Këshilli i Prokurorëve Publikë, i cili në seancë e pranoi propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit.