Kuvendi konstatoi dorëheqjet e Taravarit, Bexhetit dhe Ismaili

Kuvendi i RMV-së sot e konstatoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, si dhe të zv.ministrave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti, dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, Elfet Ismaili.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, sqaroi se sipas Rregullores së Kuvendit, ata kanë të drejtë të arsyetojnë dorëheqjen, por deri në fillimin e kësaj seance të 49-të nuk kishin kërkuar ta bëjnë këtë, pas së cilës u konstatuan dorëheqjet.
Më pas u propozua rendi i ditës së seancës, por pas një vërejtjeje procedurale nga Sashko Jançev nga partia “E Majta”, u dha një pauzë prej një ore.