Kuvendi me ndryshime pas zgjedhjeve lokale

284
fresco

Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi do të pësojë disa ndryshime duke pasur parasysh dorëheqjen e dy kandidatëve për kryetar komunash në bllokun shqiptar, por edhe zgjedhjen e disa deputetëve të shumicës për kryetar komunash.

Në seancën e parë pas zgjedhjeve lokale në Kuvend, Talat Xhaferi do të informojë se Çedomir Sazdovski do të funksionojë si deputet i pavarur.

Sazdovski ka informuar dje Xhaferin se nuk do të jetë më deputet i GROM-it, por i pavarur.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, anëtarë të grupit parlamentar të LSDM_së nuk do jenë Petre Shilegov i cili tanimë është kryetar i Shkupit, Stefan Bogoev që fitoi në Karposh, Sasho Pockov që është kryetar i Gjevgjelisë dhe Maksim Dimitrievski që është zgjedhur në Kumanovë.

Dorëheqje nga funksionet e deputetit para zgjedhjeve dhanë edhe deputetët Bardhyl Dauti nga PDSH, Bilall Kasami nga BESA të cilët u kandiduan për kryetarë komunash.

Comments