Kuvendi miratoi ligjin për nëpunësit administrativ

523

Kuvendi miratoi ligjin për nëpunësit administrativ. Ndryshimet parashikojnë që nëpunësit administrativ pas 1 qershorit të mund të kërkojnë nga drejtuesit e institucioneve ku janë të punësuar, që të mund të avancohen dhe të paguhen për atë nivel arsimor që posedojnë. Nëse vite më parë kur një individ është punësuar dhe për atë vend punë  është kërkuar të ketë të përfunduar vetëm arsimin e mesëm, edhe pse me kalimin e kohës ka diplomuar, magjistruar apo doktoruar, i njëjti nuk është avancuar dhe nuk ka pasur rritje rroge. Pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, fitojnë të drejtën për avancim.

Comments