Kuvendi në pauzë, kanë mbetur edhe dy Ligje për të votuar para shpërbërjes

455
fresco

Nuk dihet nëse ka 80 vota për Ligjin për mbrojtje, ngase disa deputetë hamenden nëse do të përkrahin ligjin.
Pas votimit të Ligjit për Prokurori publike me 80 vota “Për”, ndërsa me kërkesë të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dha pauzë prej një orë.
Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të opozitës, reagoi për përsëritjen e votimit për Ligjin për prokurori dhe kërkoi që të vlejë e para, të cilin e anuloi Xhaferi pas ankesës së disa deputetëve se vota e tyre nuk është regjistruar. Micevski tha se votimi i përsëritshëm ka detyruar të votojnë “Për” edhe disa deputetë që kanë qenë në dilemë.
Gjatë votimit të parë në ekran u paraqitën 74 vota “për”. Pas pauzës, Kuvendi duhet ta vazhdoj seancën e 135, me ndryshimet për Ligjin për Këshillin e prokurorëve publik. Pritet që ky ligj të kaloj pa probleme ngase për të nevojitet shumicë e thjeshtë.
Më pas, në rend dite është vazhdimi i seancës së 123 ku në rend dite është Ligji për mbrojtje i cili duhet të miratohet me së paku 80 vota.
Sipas burimeve nga shumica, po rrjedhin konsultime ngase, disa deputetë po hamenden si të votojnë për ligjin.
Pas kësaj Xhaferi e ka caktuar seancën e 137 ku pika e vetme e rendit të ditës është propozimi për shpërbërjen e Kuvendit. /SHENJA/

Comments