Kuvendi voton vetëm katër prej marrëveshjeve ndërkombëtare financiare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro katër marrëveshjeve ndërkombëtare financiare.
84 deputetë kanë votuar pro këtyre marrëveshjeve, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Pro këtyre marrëveshjeve ka votuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa vetëm 64 deputetët kanë votuar për Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, kësisoj kjo marrëveshje nuk është miratuar.

Marrëveshjet që u ratifikuan në Kuvend janë këto:
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”. /Lajmi.net/