Ky është hoxha Bujar Amerllahu nga Lipjani që ishte arrestuar si i dyshuar për fajde

187

Hoxha Bujar Amerllahu nga fshati Shalë e Lipjanit, është arrestuar para disa javësh nën dyshimin për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Sipas Betimit për Drejtësi, Amerllahut i është caktuar masa e paraburgimit nga 30 gushti i këtij viti deri më 30 shtator të këtij viti.

Amerllahu, sipas postimeve në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, në vitin 2020 ishte verifikuar nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës edhe si anëtar i kësaj Bashkësie Islame me mandat 4-vjeçar.

Comments