Ky është kushti i veteranëve për ta pranuar takimin me Kurtin, flet Faton Klinaku
U.D., i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur për Gazetën Express pas pranimit të ftesës për takim nga njëra prej këshilltareve të kryeministrit Kurti. Klinaku tha se takimit i përgjigjen dhe nuk i kanë ikur takimeve, por paraprakisht duhet ndërpritet seanca e Kuvendit.
Në një prononcim për Gazetën Express, Faton Klinaku, u pyet se çfarë do të bëjnë veteranët në rast se nuk ndërpritet seanca e sotme e Kuvendit, ai u përgjigj “ne jemi duke qëndruar”.
Tutje ai tha se seanca duhet të ndërpritet.
“Takimeve nuk iu kemi ikë, takimit i përgjigjemi. Por duhet ndërpritet seanca”, tha Klinaku për Gazetën Express.
Klinaku është shprehur sot se veteranët gjithmonë kanë qenë për dialog.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do t’i takojë veteranët bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestojnë.
Aktualisht deputetët e Kuvendit të Kosovës ndodhen në pauzë dhe nuk dihet akoma nëse seanca e sotme do të ndërpritet. /Express/