Ky është lideri i parë i huaj që do takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë

459
fresco

Kryeministri japonez Yoshihide Suga do të zhvillojë bisedime ballë për ballë me Presidentin e SHBA Joe Biden në Uashington më 16 prill, njoftoi Tokio zyrtare të premten.

Suga do të jetë udhëheqësi i parë i huaj që takohet personalisht në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e ri të SHBA, i cili mori detyrën në janar, tha zëdhënësi i qeverisë japoneze Katsunobu Kato në një konferencë për shtyp.

“Kjo tregon lidhjet e forta të aleancës Japoni-SHBA dhe angazhimin e Amerikës në rajonin Indo-Paqësor,” tha Kato.

Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë ndryshimin e klimës, pandeminë COVID-19, çështjet në lidhje me Kinën dhe Korenë e Veriut dhe bashkëpunimin drejt një rajoni të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor, tha ai.

Comments