Ky është militanti i kryetarit të Shtimes nga VV, që e kërcënoi gazetarin

231
fresco

Në qytetin e Shtimes sot është kërcënuar gazetari i Kohës Ditore, Agim Ademi.
Lajmi.net nga burimet e saja merr vesh se ai që ka kërcënuar gazetarin Ademi është, Sali Bajrami, i cili vie po ashtu nga kjo Komunë.

Bajrami duket se është i afërt me pushtetin komunal në Komunën e Shtimes.

Madje nuk mungojnë as fotografit e këtij të fundit që bënë kreun e kësaj komune, të cilat Bajrami i poston në rrjetin social Facebook.

Në lidhje me këtë rast sot po ashtu kanë reaguar edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Sipas AGK’së gazetari Ademi i ka njoftuar ata se ai është kërcënuar në fshatin Godanc të këtij qyteti.

Për këtë rast gazetari ka njoftuar edhe policinë në këtë qytet, thonë nga AGK.

“Gazetari i Grupit Koha, Agim Ademi e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka marrë një kërcënim nga një person, S.B në Shtime. Sipas Ademit, ngjarja ka ndodhur në Godanc derisa po përurohej fillimi i punimeve për ndërtimin e çerdhes publike, dhe se ky person i ka thënë se “nuk guxon më asnjëherë të shkruash asgjë për kryetarin dhe ekzekutivin në Shtime dhe për njerëzit që funksionojnë rreth tij”. AGK-ja, e dënon këtë kërcënim ndaj gazetarit Ademi dhe e konsideron si të papranueshëm, dhe pengesë për kryerjen e punës së tij profesionale. Kjo nuk është hera e parë që Ademi merr kërcënime të ngjashme. Ai e ka njoftuar Policinë në Shtime për kërcënimin, dhe i bëjmë thirrje organeve të rendit që ta ndjekin seriozisht rastin, kurse kryetarit të Shtimes që të distancohet publikisht”, thuhet në njoftimin e AGK.

Nuk është hera e parë që gazetari Agim Ademi nuk kalon mirë kur bënë punën e tij në këtë qytet.

Në fund të vitit të kaluar kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, po ashtu kishte fyer dhe denigruar publikisht Ademin.

Për këtë gjë, kishte reaguar AGK, duke e konsideruar si të papranueshme gjuhën e kryetarit Aliu në drejtim të gazetarit në fjalë.

“Aliu citohet ta ketë quajtur “prontist:” Ademin, duke thënë se do ta “denoncojë” të drejtoresha e vendit të punës së tij.“Zotri Jakupi e keni gjetur një gazetar ‘prontist’ siç është Agim Ademi, ai është prontist sikurse jeni edhe ju. E keni shfrytëzuar edhe injorancën e një punëtori teknik atje dhe po bëni storie çdo javë. Me kësi storie i bini shpullë vetes, sepse keni për ta parë se po bëni shumë zhurmë për asgjë. Sa i përket këtij gazetari që ka qëlluar fatkeqësisht korrespodent do të mundohem ta takoj pronaren e KOHËS, merru se ta kanë kap dhe ta kanë ble ai zotëria atje që bën kronika për qejf të vet, shpif dhe i godet edhe kolegët e vet”, ka thënë Aliu.AGK-ja, e konsideron të papranueshme gjuhën e Kryetarit Aliu, dhe e fton atë të tërhiqet nga akuzat dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj Ademit, dhe në vend të kësaj të ofrojë transparencë për punën në nivel komunal.

Po ashtu në maj të vitit të kaluar gazetari në fjalë ishtë “linquar” publikisht nga militanti Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, Halil Kurtishi.

Kurtishi me një postim në rrjetin social Facebook, e kishte quajtur Ademin “gazetar të klanit pronto”.

Po ashtu edhe për këtë rast kishin reaguar nga AGK, të cilët njëherit edhe e kishin dënuar gjuhën e militantit të VV’së.

“AGK-ja dënon presionet dhe fyerjet ndaj gazetarit të KOHA-s, Agim Ademi – Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, ka raportuar sot në AGK një seri reagimesh publike fyese pas një shkrimi për shpenzimet e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu. Ademi është quajtur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shtime, Halil Kurtishi “argat i Klanit Pronto”. AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi. AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij, që janë bazuar në dokumente që sigurohen me kërkesën në qasje në dokumente publike”, thuhet në reagimin e datës 2 maj 2022 të AGK’së./Lajmi.net

Comments