Ky është njëri nga personat që u përlesh mbrëmë me Feron[Foto]
Fero është përleshur fizikisht në një nga klubet e qytetit të Mitrovicës, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale janë publikuar disa imazhe nga ky sulm ku shihet se në këtë sulm ishin përfshirë edhe disa persona të tjerë.
Njëri prej tyre, Niki Hajredini, përmes rrjeteve sociale ka reaguar duke iu kërkuar falje pronarëve të lokalit, madje bën me dije se ka pasur edhe më parë probleme me Feron.
KY ËSHTË REAGIMI I PLOTË I TIJ, PA NDËRHYRJE:
“Personalisht i kerkoj falje pronarve t selfie kaffiq gjithashtu nuk o per mu mburr kjo qe ndodhji sot kena pas keqkuptime ma moti me ta pra se me kap famen ka shajt edhe qe u kry ni pun me ta nuk o qe ja kom tuten dikujt a nihna i kercenum prej dikujt mirpo si person fetarish po nihna me marre ndaj Allahut kto sene ndodhin mirpo mos t perseriten nga te tjeter se Muhhammed S.a.v.s thot qe gjith muslimanet jan vllezer Mendoj qe u shpreha kjart respekt N.H”.
Për ndryshe, menaxheri i Feros pas kësaj ngjarjeje ka shkruar se reperi është mirë dhe nuk i ka ndodhur asgjë. /Lajmi.net/


