Ky është personi i vrarë në Gjilan, dyshohet për kontrabandë të lopëve nga Serbia

1,408
fresco

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjilan ka ndodhur një vrasje, ku një polic e ka qëlluar për vdekje një qytetar.

Indeksonline mëson se i vrari është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës. I ndjeri është figurë e njohur për Policinë e Kosovës.

Ai më herët kishte mbajtur burg për shkak se kishte sulmuar një policë.

Spahiu merrej me kontrabandën e lopëve nga Serbia. Siç mëson Indeksonline, polici i arrestuar kishte bërë një aksident me të ndjerin, para se të ndodhte vrasja.

Polici me inicialet V.H ka qenë mbrojtje e afërt e Kryeministrit të Kosovës.

Comments