Ky është personi që tentoi t’i vras avokatin shqiptar dhe dy serbët në Deçan

279

Plagosja e trefishtë në një lokal të Deçanit mbrëmë pas mesnate ka aktivizuar Policinë dhe Prokurorinë Rajonale në Pejë për hetimin e rastit, që çoi në arrestimin e një personi të dyshuar për tentim vrasje.

Tre personat që u qëlluan me armë zjarri janë një avokat shqiptar dhe dy serbë – ndërsa motivi i incidentit akoma nuk është bërë i qartë, raporton Klankosova.tv

Siç merr vesh Klankosova.tv, i dyshuari që përfundoi në ndalim policor është Ismet Zukaj, ndaj të cilit është iniciuar rasti për veprën penale ‘vrasje e mbetur nё tentativё’.

Zukaj ka shkrepur në drejtim të viktimave, të cilët janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal nё Pejё, e më pas dy prej tyre janë transferuar në QKUK.

Nga i dyshuari, në vendin e ngjarjes, janë sekuestruar një armë me karikator, nëntë fishekë dhe tri gëzhoja.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Comments