Ky është polici që humbi jetën në autostradën Tetovë-Gostivar (FOTO/VIDEO)

1,508
fresco

Mbreme rreth orës 19:00 në autostradën Tetovë-Gostivar, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, pas së cilës vdes një policë dhe tjetri me plagë të rëndë transferohet në Urgjencë.

Dy policët në detyrë nga SPB Gostivar, P.GJ dhe F.SH. teksa siguronin vendin e ngjarjes nga një aksident automobilistik e cila më parë kishte ndodhur mes dy automjeteve, janë goditur nga një automjet pasagjerësh e tipit “Ford Focus”, shkruan TetovaSot. Polici me inicialet F.SH. u transferua me plagë të rënda në spitalin e Gostivarit, ndërsa polici tjetër P.GJ ka humbur jetën në detyrë.

Shoferi 31 vjeçar nga fshati Grashnicë i Kërcovë i cil drejtoni automjetin “Ford Focus” është arrestuar, ka konfirmuar Ministria e Brendshme./TS

Aksident i tmerrshëm në autostradën Tetovë-Gostivar, makina godet dy policë në detyrë, një polic i vdekur tjetri në gjendje kritike

Aksident i tmerrshëm në autostradën Tetovë-Gostivar, makina godet dy policë në detyrë, një polic i vdekur tjetri në gjendje kritike LEXO: https://bit.ly/2Q2CmnQ

Gepostet von TetovaSot am Samstag, 28. Dezember 2019

Comments