
Sot kosovarët po festojnë ditën më të veçantë të tyre, përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ky vit është edhe më special pasi që është jubilar, pra 10 vjetori i këtij akti,
Rrugët e sheshet e qyteteve janë mbushur me qytetarë të cilët kanë dalur të festojnë. Po bëhen homazhe edhe tek varret e personave të cilët kontribuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës, siç janë Adem Jashari, Ibrahim Rugova e shumë të tjerë. Tek varri i këtij të fundit për vizitë ishte edhe këngëtarja e njohur, Adelina Ismajli bashkë me burrin dhe djalin.
E nga ky vend ajo u ka uruar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjithë bashkëvendasve të saj. “Urime 10 vjet shtet Kosovë, të falemi ty nga Velania e Ibrahim Rugovës deri tek Prekazi i Adem Jasharit”, ka shkruar Adelina poshtë fotografive të postuara në Instagram