Kylie puthet me të dashurin, përpara koncertit të ish-it

146
fresco

Kylie Jenner dhe i dashuri i saj, aktori Timothée Chalamet, janë bërë shënjestër e kritikave të shumta pasi janë fotografuar në festivalin Coachella.

Një video e një çifti duke u puthur në publik po shpërndahet në rrjetet sociale dhe shumë prej tyre kanë shkruar se është drejtuar ish të dashurit të Kylie, muzikantin Travis Scott, transmeton Indeksonline.

Gjegjësisht, çifti është fotografuar në festival në të njëjtën ditë kur ishte planifikuar performanca e Scott.

midle

Fakti që Jenner dhe Chalamet u puthën “në sy të ish-it” nxiti një mori reagimesh nga njerëzit, të cilët besojnë se ylli i reality tregoi mungesë respekti ndaj Travis./Indeksonline/

Comments