“Lagja e Trimave”, prezantohen bisedat e përgjuara

Seanca gjyqësore për Sulejman Osmanin, të akuzuarin për terrorizëm në rastin e Kumanovës u zhvillua me dyer të mbyllura.
Gjatë seancës së sotme janë zbardhur të gjitha bisedat telefonike të përgjuara para ngjarjeve në Lagjen e Trimave dhe Gushincë.
Sulejman Osmani ndaj të cilit zhvillohet proces i veçantë gjyqësor u arrestua me pjesëtarët e grupit të Kumanovës më 10 maj të vitit 2015, por më pas u arratis nga policia teksa tregonte armët e fshehura në Gushincë, shkruan Alsat M.
Në korrik të këtij viti ai u ekstradua nga Kosova.