“Laje gojën e qelbur kur flet me mua”! Bleonës i ndodh edhe kjo gjatë xhirimit të klipit![Video]

Këngëtarja ditë më parë ka lansuar projektin me titull “I don’t need your love”, shkruan lajmi.net.
Disa ditë pas publikimit, Bleona ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimit të skenave të këtij klipi.
Në një moment ajo shihet teksa bëri sherr me rojën, e këtë gjë e tregoi edhe në intervistën dhënë për Xing.

“Roja që hap dhe mbyll derën e vendit të xhirimit u lodh donte të ikte në shtëpi dhe në këtë moment hoqi prizën sepse tha me vete “nuk e di kush është kjo këngëtare dhe unë po e heq prizën po iki në shtëpi” . Në këtë moment unë i do lame stilin shqiptar dhe ja sqarova. Duke qenë se ai na prishi videon u krijua konflikt” , tha këngëtarja.
Në videon e mëposhtme shihet se si reagoi këngëtarja ndaj rojës. /Lajmi.net/