Lajme blitz nga La Liga

260

Ferndando Torres rinovon kontratën me Atletico Madrid

Fernando Torres ka rinovuar edhe me një vit kontratën e tij me Atleticon e Madridit. Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi u shpreh shumë i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj skuadra. Entuziazmi i tij shkon edhe më tej, duke deklaruar se do të donte të luantë përgjithmonë tek Colchoneros.

Valencia po përgatit një tjetër goditje merkato

Valencia po përgatit një tjetër goditje merkato. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë vendosur në qëndër të vëmendjes, mbrojtësin e Zenitit, Lusi Neto. Për portugezin, Valencia ka ofruar 5 milion Euro. Objektvi duket i arritshëm, pasi tekniku i ekipit rus, Roberto Mancini nuk e sheh 29-vjecarin si pjesë e planeve të tij.

Celta Vigo kërkon transferimin e Emre Mor
Celta Vigo kërkon transferimin e Emre Mor. Talenti 19-vjecar i Borussia Dortmund ka tërhequr vëmendjen e spanjollve. Turku tek verdhezi njtë nuk ka mundur dot të gjejë shumë hapsira, për shkak të rivalitetit të madh brënda skuadrës, gjë të cilën duket se ja ofron Celta Vigo.

Barcelona vazhdon kërkimet për një mesfushor

Barcelona vazhdon kërkimet për një emër cilësorë në repartin e mesfushës. Pjanic, Vidal, Javi dhe Paulinho janë këta disa nga emrat që pëlqejnë drejtuesit katalanas. Në ditët në vazhdim pritet të zhvillohen dhe disa takime me menaxhërët e tyre.

Comments