Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka hedhur poshtë raportimet se ai ka marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se është në një udhëtim jashtë vendit në Lublanë për çështje të doktoraturës.
“Unë jam mirë… hahaha… Urdhëroni zotëri gazetar. Haga është vend i bukur në rend të parë. Rendi i dytë, sot është dita ndërkombëtare e lirisë së shprehjes, ia uroj gjithë mediave. Ajo çfarë dua të them se kjo është një margaritar i Beratit, e ka marrë si mision me neve por kjo nuk është korrekte dhe nuk është e vërtetë. Edhe po të ishte ndonjë ftesë do ta bëja njoftimin, nuk do të ishte ndonjë kiamet. E falënderoj Zotin cdo ditë dhe ka me dek cdo ditë UÇK”, është shprehur ai për Klan Kosovën, transmeton Indeksonline