Lajmërohet Met Elshani për herë të parë pas plagosjes

539

Gjatë orëve të pasdites së sotme, menaxheri i  labelit muzikor “OnRecords” , Met Elshani u plagos me armë zjarri në lagjen “Dardania”.

Përmes një postimi në Instagram, Elshani është lajmëruar për herë të parë pas plagosjes. Ai ka shpërndarë këngën e re të artistëve të tij, Fero dhe Zzap.

“Flm per Brengosjen mir jam MOMO eshte nje super projekt qe kemi punuar shum knaquni me Kengen.”, ka thënë menaxheri i njohur.

Rreth kësaj ngjarje janë arrestuar tre persona. Përveç Met Elshanit, edhe një person tjetër është plagosur./Indeksonline/

Comments