LAJMI I FUNDIT: Nënshkruhet marrëveshja për energji ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

288

Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është miratuar nga ana e palës kosovare dhe asaj serbe.

Kështu ka njoftuar emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me anë të një postimi në ‘Twitter’, shkruan lajmi.net.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është hap i madh përpara”, ka thënë Lajçak.

Comments