LAJMI I FUNDIT: Tre vetura shpërthejnë në Stamboll

426
fresco

Tre vetura raportohet se kanë shpërthyer në Stamboll.

Mediat turke kanë raportuar se tre vetura kanë shpërthyer në lagjen Fatih të Stambollit në Turqi, por që nuk kanë të bëjnë me ndonjë sulm terrorist si ditë më parë në “Istiklal Caddesi”.

Flakët e dala nga zjarri që nisi në një veturë janë përhapur në automjetet e parkuara.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin duke ndërhyrë në flakët që kanë dalë nga automjetet në rrugën Kocamustafa Pasa.

Nga flakët në zjarr u dëgjuan edhe tinguj shpërthimi, gjë që u pasqyrua në pamjet e kamerës së celularit.

Ndryshe, ditë më pare ka shpërthyer një bombë në afërsi të sheshit Taksim duke shkaktuar tetë viktima dhe mbi 80 të lënduar. /Telegrafi/

Comments