Lamtumirë Endrit!
Urim SALIHU
Qindra herë jam munduar ta shikoj fotografinë tënde Endrit dhe po aq herë jam mundur t’i jap shpjegim se përse jeta është kaq mizore.Qindra herë jam munduar ti jap shpjegim dhe më ka mbytur fjala” Përse?! Përse vdekja të zgjodhi ty. Ne e dijmë se Zoti e caktoi të jetosh vetëm 6 vite.Deshta të të them Endrit se jeta është e shtrenjtë.Ajo duhet pafund.I varfër apo i pasur lufton për të.Por mos mendo Endrit se jeta është parajsë.Parajsa është atje ku je ty tashmë.Deshta të të them Endrit që ke vitet e djalit tim, nuk kam mundur t’ë ndalem së qari kur kam parë një engjull si ty, por ti e braktise botën dhe ike pa mëkate.Ne që kemi jetuar dhe parë më shumë se ty Endrit kemi njohur edhe mizoritë që sjellë bota, njerëzit.Me kalimin e viteve i njohëm këto.Kur ishim në moshën tënde kishim tjera ëndrra, ishim të kristaltë si shpirti yt, si ditët tua të pastra, si ëndrrat tua plot lodra dhe flutura dashurie.
Qindra herë brenda ditës Endrit kam menduar parreshtur ku ishte engjulli yt mbrojtës.Përse të braktisi gjithcka, Përse nuk mundi askush të shpëtojë këtë jetë të njomë? Përgjigja është se vdekja nuk vjen me moshën e shtyrë.është ai cast që do na vijë secilit nga ne.Vdekja vjen nga të gjitha anët.është e ftohtë dhe nuk ia duron askush prekjen.është e akullt si uji në atë të shtunë të zezë që morri gjithcka-të morri edhe ty Endrit.Sikur të mundej të të jepnim vite nga jeta jonë-do t’a bëja i pari këtë, vetëm ta shihje edhe njëherë diellin e së nesërmes.T’a shihje se sado që është e egër jeta ia vlen të jetohet.Lamtumirë Endrit!