Lap-topi i Nazim Bllacës, Ermal Panduri thotë se ish-punëtorët e EULEX-it po tentojnë ta frikësojnë: Emisioni transmetohet
Moderatori Ermal Panduri ka pretenduar se ish-punëtorë të EULEX-it po tentojnë ta frikësojnë lidhur me emisionet me lap-topin e Nazim Bllacës.
Ai ka paralajmëruar se emisioni do të transmetohet dhe sonte do të zbulohen skandale të mëdha.
Postimi:
Ish-punonjës të EULEX-it po mendojnë që mund të na frikësojnë… O qaq na është trash lëkura, sa jemi mësu me këso lloj shantazhesh — as që i bëjmë hesap.
Telefonata, thirrje, mesazhe të koduara…
“Mos e transmetoni!”….“Mos i publikoni ato dokumente!”…“Nuk dini me çka po luani…”
PO — emisioni ka me u transmetu!
Shihemi në gjykatë, nëse aty keni shpresën e fundit.
Keni mbetur në metoda të vjetra shantazhuese.
Sonte në ora 21:00, zbulojmë për herë të parë:
Laptopin personal të Nazim Bllacës
Dosje sekrete të EULEX-it
Email-et me prokurorë serbë
Audio-incizime ku Bllaca kërcënon drejtësinë ndërkombëtare
Emra që nuk guxuan kurrë të përmendeshin publikisht