Larg kompleksitetit të moshës: Rozana Radi është 40-vjeçarja më cool!

370

Rozana Radi ka qenë gjithnjë një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë të televizionit në Shqipëri.

Sot ajo feston ditëlindjen dhe mbush 40 vjeç.

 

Vetë këngëtarja dhe moderatorja e njohur nuk ka aspak problem ta tregojë moshën e saj publikisht apo të kompleksohet nga fakti që një dekadë e re nis në jetën e saj.

 

Përkundrazi Rozana le të themi se është shembulli që mund të motivojë edhe të tjerët se në fakt gratë 40-vjeçare janë shumë “cool”.

Në një postim në Instagram ajo shkruan se “është lodhur për t’i bërë këto 40 vite”.

Në një foto të publikuar, ajo shfaqet me rrobabanjo më në formë se kurrë dhe në të cilën shkruan:

“Të jesh 40 vjeç është shumë cool!”

Më tepër se mosha cool të bën karakteri. Mund të jesh edhe shumë më i madh në vite por të kesh tipin fatntastik dhe ta shijosh jetën tënde si të ishe 25.

Pra mesazhi është i qartë bëje jetën si të duash, fantastik nuk të bëjnë vitet më shumë apo më pak./Blitz.al/

Comments