Largohet Gattusso, ky do të jetë trajneri i ri i Milanit

400

Miliani ishte para “falimentimit” nën pronësinë e kinezëve, duke bartur kështu klubin në dorë të fondit amerikan, Elliott.

Pronarët e rinj duket se kanë ardhur me plane të reja dhe do të bëjnë një staf të ri si në menaxhim ashtu edhe stafin teknik.

Sipas “Sportmediaset”, Elliott është duke kontaktuar me Antonio Conten për ta rikthyer në Itali, shkruan indeksonline.

Ish-trajneri i Chelseas ka qenë në bisedime edhe më herët me rosonerët mirëpo tash mund edhe të konkretizohet.

Pronarët e rinj do të mbajnë mbledhje të shtunën dhe gjithçka do të bëhet konkrete, si menaxhmenti ashtu edhe stafi teknik.

Comments