Las Palmas merr kreun në Spanjë, “La manita” Granadas”.Skuadra shënon pa fund

Las Palmas është kampion i Spanjës, të paktën deri në xhiron e dytë, por senzacioni i këtij sezoni është se ka shënuar plot nëntë gola për dy ndeshje transmeton Faktiditor.Kjo ka bërë që dy klubet e mëdha Barcelona dhe Reali i Madridit t’a ndjekin nga pas në vend që të nndodhte e kundërta.Kuptohet se po të ishte xhiroja e fundit gjithësesi se kjo do të ishte historike madje e pabesueshme që një klub si Las Palmas të fitonte betejën e të mëdhenjve, por të paktën fillimi është perfekt.Kur mundej Leicester përse jo edhe Las Palmas që nuk dihet sa do ta mbajë këtë ritëm të frikshëm dhe këtë sulm të tmerrshëm që shënon pafund.Viktima e rradhës ishte Granada që morri plot pesë gola ose sic e quajnë spanjolët një ” la manita” që në mos tjetër e bën që pikët e ekzistencës të sigurohen më herët ndërsa cdo gjë tjetër që mund të bëjnë të verdhit është histori në vete./Faktiditor/
