Latifi: Një operacion të thjeshtë kërkimi në liqen në një spektakël lavdie ushtarake

125
fresco

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar pas shkuarjes së FSK-së në Liqenin e Ujmanit, ku në të njëjtën kohë VV-ja një situatë të tillë po mundohen ta politizojnë.

Një reagim i tillë vjen pasi që VV’ja ka larguar nga fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale të mos shihen askund xhipat e KFOR-it amerikan.

Latifi ka thënë se për ta kthyer një operacion të thjeshtë kërkimi në liqen në një spektakël lavdie ushtarake, nuk mjaftojnë uniformat, përcjell Periskopi.

Por sipas tij duhet të zhduket KFOR-i nga fotografia e ditës dhe të mbetet vetëm FSK-ja.

“Për ta kthyer një operacion të thjeshtë kërkimi në liqen në një spektakël lavdie ushtarake, nuk mjaftojnë uniformat. Duhet të zhduket KFOR-i nga fotografia e ditës dhe të mbetet vetëm FSK-ja, me qëndrime solemne, flamuj dhe këndin e duhur të kamerës. Në videot e publikuar nga mediat shihet se edhe pas eskortës së FSK-së ishte një xhip i KFOR-it.”, është shprehur Latifi.

Comments